Prishtina miraton mbi 161 milionë euro për 2027, me sheshin drejt Postës
Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar buxhetin për vitin 2027, në një vendim që përcakton fondet për projektet dhe shërbimet e kryeqytetit gjatë vitit të ardhshëm.
Buxheti i miratuar kap vlerën e më shumë se 161 milionë eurove. Vendimi përfshin planifikimin financiar të Komunës së Prishtinës për vitin 2027.
Një nga projektet e përfshira në buxhet parashikon zgjatjen e sheshit “Xhorxh Bush” deri te Posta. Për këtë projekt parashihet një vlerë prej më shumë se 7 milionë eurosh.