Foto: Fëmija tre vjeç gjendet pa shenja jete në Treboviq, Policia nis hetimet

Fëmija tre vjeç gjendet pa shenja jete në Treboviq, Policia nis hetimet

Një fëmijë tre vjeç është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në fshatin Treboviq të Pejës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, Policia është njoftuar rreth orës 09:30 nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se aty ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete. Njësitet policore kanë dalë në Treboviq dhe në spital për të sqaruar rrethanat e rastit.

Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave janë në zhvillim. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i fëmijës iu është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.