Foto: Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro këtë vit

Remitancat nga diaspora arrijnë në 692 milionë euro këtë vit

Remitancat e dërguara nga diaspora në Kosovë kanë arritur në 692 milionë euro gjatë periudhës janar-gusht 2026. Shifra paraqet një rritje prej 5.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të dhënat janë bërë të ditura nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, përmes një postimi në Facebook, ku ajo ka theksuar rëndësinë e mjeteve që diaspora dërgon në Kosovë.

Sipas Gërvallës, remitancat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit, pasi përmes tyre mbështeten familjet, konsumi, kursimet dhe investimet.