Manchester City shpallet fajtor për pothuajse të gjitha 115 akuzat financiare
Manchester City është shpallur fajtor për pothuajse të gjitha 115 akuzat për shkelje financiare të ngritura nga Premier League. Liga angleze ka publikuar deklaratën e parë zyrtare për vendimin, pas përfundimit të procesit të gjatë të shqyrtuar nga një Komision i Pavarur.
Sipas gjetjeve të bëra publike, akuzat lidhen me shkelje të rënda të rregullave financiare gjatë periudhës nga sezoni 2009/10 deri në sezonin 2017/18. Vendimi pason raportimet e së enjtes, sipas të cilave klubi ishte shpallur fajtor për të gjitha akuzat, përveç njërës.
Rasti është përqendruar te mënyra se si Manchester City ka raportuar të dhënat financiare dhe marrëveshjet komerciale. Në materialet e publikuara përmenden marrëveshje të cilësuara si të rreme, përmes të cilave të ardhurat e klubit ishin rritur artificialisht, ndërsa kostot ishin paraqitur më të ulëta se në të vërtetë.
Komisioni ka shqyrtuar gjithashtu marrëveshje sponsorizimi në të cilat kompanitë paguanin vetëm një pjesë të shumës së deklaruar, ndërsa pjesa tjetër financohej nga Abu Dhabi United Group, entiteti që zotëron klubin.