Foto: Altin Krasniqi i reagon ambasadorit britanik: “S’ju bën nder”

Altin Krasniqi i reagon ambasadorit britanik: “S’ju bën nder”

Altin Krasniqi, djali i ish-kryeparlamentarit dhe njërit prej krerëve të UÇK-së, Jakup Krasniqit, i ka reaguar ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas një deklarate për përgjegjësinë e liderëve të UÇK-së.

Hargreaves ka deklaruar se udhëheqësit e UÇK-së janë dënuar për përgjegjësi individuale. Në një koment në postimin e ambasadorit, Krasniqi i ka bërë thirrje që t’i verifikojë më me kujdes faktet para se të bëjë deklarime të kësaj natyre.

“S’ju bën nder as juve, as Britanisë”, ka shkruar Krasniqi, duke theksuar se vetë aktgjykimi i Hagës bie ndesh me pretendimin për veprime thjesht individuale.