Foto: 15-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin për dhunim në Obiliq

15-vjeçarja denoncon bashkëmoshatarin për dhunim në Obiliq

Një 15-vjeçare ka denoncuar një bashkëmoshatar për dhunim në Obiliq, ndërsa rasti që përfshin dy të mitur po hetohet për veprën penale “Dhunimi”.

Denoncimi është bërë më 4 tetor, rreth orës 20:20, kur e mitura është paraqitur në Stacionin Policor në Obiliq së bashku me prindërit e saj.

Dyshohet se bashkëmoshatari e ka marrë me veturë dhe e ka dërguar në Hade të Obiliqit. Rrethanat e rastit janë pjesë e hetimit për veprën penale për të cilën është bërë denoncimi.