Hidhen mjete piroteknike para Kuvendit gjatë protestës për Specialen
Situata është tensionuar para Kuvendit, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike ndërsa brenda objektit po zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin e projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Protestuesit janë mbledhur para Kuvendit që nga orët e hershme të mëngjesit. Ata kërkojnë miratimin e Projektligjit për Specialen dhe protesta po vazhdon jashtë objektit.
Zhvillimi vjen në kohën kur deputetët po shqyrtojnë ndryshimet e propozuara për Dhomat e Specializuara. Hedhja e mjeteve piroteknike ka shënuar përshkallëzimin e situatës gjatë protestës.