Foto: Protestuesit nuk largohen nga Kuvendi pa votimin e dytë të Ligjit për Specialen

Protestuesit nuk largohen nga Kuvendi pa votimin e dytë të Ligjit për Specialen

Protestuesit para Kuvendit kanë deklaruar se do të qëndrojnë aty derisa Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të votohet edhe në lexim të dytë.

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, tha se miratimi në lexim të parë nuk nënkupton përfundimin e protestës. Sipas tij, protestuesit do të presin para Kuvendit derisa të përfundojë edhe votimi i dytë.

“Këtu nuk ka përfunduar asgjë. Këtu sapo ka filluar. Do të presim këtu bashkë derisa të bëhet edhe leximi i dytë e të votohet Ligji për Dhomat e Specializuara”, deklaroi Haziri para protestuesve.