Foto: Hamza në Kuvend: Rruga drejt lirisë dhe pavarësisë nuk mund të dënohet

Hamza në Kuvend: Rruga drejt lirisë dhe pavarësisë nuk mund të dënohet

Bedri Hamza tha në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit se nuk mund të dënohet rruga përmes së cilës Kosova ka arritur te liria dhe pavarësia. Ai theksoi se nuk mund të thuhet se pavarësia e Kosovës është e pakontestueshme, ndërsa rruga deri tek ajo të dënohet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës deklaroi se kërkesat e tyre lidhen me mbikëqyrjen, llogaridhënien dhe zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza tha se qëndrimi i PDK-së nuk nënkupton kundërshtim ndaj drejtësisë, por kërkesë për përgjegjësi dhe respektim të ligjit në trajtimin e kësaj çështjeje.