Grabitje me armë në një pompë në Prishtinë, i maskuari zhduket
Një grabitje me armë është raportuar në orët e para të 5 tetorit në Prishtinë, ku cak ishte pompa “Ex Fix” në rrugën “Lidhja e Lezhës”.
Rreth orës 03:10, një person i maskuar dhe me kapelë hyri në pompë dhe, nën kërcënimin e armës së zjarrit, kërkoi para të gatshme.
Pas grabitjes, personi mori paratë dhe u largua me shpejtësi, duke u zhdukur në errësirë. Rasti ka ndodhur në një nga lokacionet e frekuentuara të kryeqytetit gjatë orëve të natës.