Foto: Nxënësit i bashkohen protestës para Kuvendit, para votimit të ligjit

Nxënësit i bashkohen protestës para Kuvendit, para votimit të ligjit

Nxënës nga shkolla të ndryshme i janë bashkuar sot protestës “Jo në emrin tim” para Kuvendit të Kosovës, para fillimit të seancës dhe votimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Qytetarët po vazhdojnë qëndrimin para Kuvendit, në pritje të nisjes së seancës dhe vendimit të deputetëve për ndryshimet në këtë ligj.

Pas 19 netësh protestë, qytetarët kanë qëndruar aty. Vëmendja sot është përqendruar te Kuvendi dhe te deputetët e Republikës së Kosovës.