Foto: Dushko Arsiq sërish para Apelit pas dënimit me 13 vjet burgim

Dushko Arsiq sërish para Apelit pas dënimit me 13 vjet burgim

Dushko Arsiq, i dënuar edhe në rigjykim me 13 vjet burgim për krime lufte kundër popullsisë civile, është sjellë sot sërish para Gjykatës së Apelit.

Rasti i tij është rikthyer në shkallën e dytë pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, më 23 shkurt 2026, e shpalli fajtor në rigjykim dhe e dënoi me 13 vjet burgim.

Seanca në Apel përbën zhvillimin e radhës në këtë çështje gjyqësore, pas vendimit të dhënë në rigjykim ndaj Arsiqit.