Foto: Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova fiton shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes

Kosova fitoi shtatë medalje në Kampionatin Ballkanik të Mundjes, i cili u zhvillua në Koprivnicë të Kroacisë, në kategoritë U15, U17 dhe U20.

Në kategorinë U20 për femra, Lonisa Reka, Dorentina Nezaj dhe Lorena Duraj siguruan medalje të argjendta. Në U17, Harun Shipkovica fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Flutura Zeneli u stolis me medalje të bronztë.

Ndërkaq, në kategorinë U15, Adis Berisha dhe Jahja Shipkovica fituan medalje të bronzta. Me këto rezultate, përfaqësuesit e Kosovës siguruan gjithsej shtatë medalje në garën ballkanike.