Protesta e 10 tetorit në Bruksel ndryshon lokacionin
Protesta e paralajmëruar në Bruksel më 10 tetor do të zhvillohet në një lokacion të ndryshuar, pasi organizatorët presin pjesëmarrje të madhe në tubim.
Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka ftuar qytetarët dhe bashkatdhetarët t’i bashkohen protestës, e cila do të mbahet në Rond-Point Schuman, në adresën 1000 Bruksel, pranë institucioneve të Bashkimit Evropian.
Sipas organizatorëve, ndryshimi i lokacionit është bërë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve që pritet të marrin pjesë. Protesta lidhet me kundërshtimin e asaj që organizatorët e konsiderojnë padrejtësi në lidhje me dënimet e ish-krerëve të UÇK-së.