Arrestohet i dyshuari pas sulmit ndaj një zyrtari policor në Prishtinë
Policia njofton se në Prishtinë një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor gjatë një ndërhyrjeje. Sipas Policisë, si zyrtari policor ashtu edhe i dyshuari kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Leposaviq, Policia thotë se është shoqëruar një shtetas i Serbisë pasi dyshohet se ka penguar zyrtarët policorë gjatë kryerjes së detyrës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Policia njofton se bëhet fjalë për dy raste të ndara.