Sekuestrohen armë dhe gëzhoja gjatë ahengut familjar në Lladrovc, Malishevë
Stacioni Policor në Malishevë njofton se, bazuar në informacionet e pranuara dhe mbi dyshimin e arsyeshëm, më 09.08.2026 gjatë një ahengu familjar në fshatin Lladrovc janë përdorur armë zjarri. Gjatë kontrollit në oborrin ku ishte organizuar ahengu u gjetën dhe u sekuestruan katër gëzhoja si dëshmi materiale për rastin.
Në automjetet e parkuara pranë vendit të ahengut, të cilat identifikohen si pronë e të dyshuarve, policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë automatike të tipit AK-47 me një karikator, një armë të gjatë gjysmëautomatike, si dhe një pistoletë me gaz me një karikator dhe 4 fishekë.
Katër persona meshkuj të moshës madhore janë intervistuar në cilësinë e të dyshuarve, nën dyshimin se kanë përdorur armët e sekuestruara. Në konsultim me prokurorin e shtetit, është inicuar rasti për “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe për “Përdorimi i armës apo i mjetit të rrezikshëm”.