Foto: Miratohet ndryshimi i ligjit për Specialen, Haradinaj flet për fitore

Miratohet ndryshimi i ligjit për Specialen, Haradinaj flet për fitore

Është miratuar ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Daut Haradinaj nga Aleanca ka reaguar duke e cilësuar votimin si fitore të protestuesve që nuk u dorëzuan për ditë të tëra.

Haradinaj ka thënë se protestuesit arritën një fitore pas qëndrimit të tyre të vazhdueshëm kundër zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara.

“Kjo ishte fitore e protestuesve për ditë të tëra që nuk u dorëzuan, ndërsa ata që bënë pazare në kurriz të dënimit të liderëve të UÇK-së, le të mendohen mirë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.