Foto: Pas ndryshimeve për Specialen, Berisha ngre shqetësimin për Kosovën

Pas ndryshimeve për Specialen, Berisha ngre shqetësimin për Kosovën

Pas miratimit të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës, avokati Besnik Berisha ka thënë se tani nis pjesa më e vështirë: përgjegjësia për pasojat e këtyre vendimeve.

Berisha ka shprehur dyshime nëse ndryshimet e miratuara do t’u sjellin ndonjë dobi konkrete juridike personave që aktualisht po kërkojnë drejtësi në Hagë.

Sipas tij, përtej asaj që mund të fitojnë personat në Hagë, duhet të merret parasysh edhe ajo që mund të humbasë Kosova. Ai ka thënë se përgjegjësia tani është të sigurohet që çmimin e këtyre vendimeve të mos e paguajë vendi.