Deputetët mblidhen në Kuvend pas qëndrimit të Hamzës për Presidente
Deputetët e partive politike kanë nisur të hyjnë në sallën e seancave plenare të Kuvendit të Kosovës, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës.
Ky zhvillim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se e pranon propozimin e kryeministrit Albin Kurti që Justina Shiroka-Pula të jetë kandidate për Presidente të Kosovës.
Hyrja e deputetëve në sallë shënon nisjen e përgatitjeve për seancën e Kuvendit, në një zhvillim që lidhet drejtpërdrejt me procesin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës.