Foto: Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, duke iu drejtuar edhe Lumir Abdixhikut dhe krahut të tij.

“Ju kam thënë: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”, ka deklaruar Bajrami. Në reagimin e saj, ajo i ka uruar sukses presidentes së re dhe ka thënë se pret që ajo ta mbajë balancën mes pushteteve, unitetin shoqëror dhe ta respektojë Kushtetutën e interesin e vendit.