Gjendet trupi i 32-vjeçarit në Liqenin e Pogradecit, policia nis hetimet
Një 32-vjeçar nga fshati Libonik i Bashkisë Maliq ka humbur jetën pasi u mbyt në Liqenin e Pogradecit. Trupi i tij u gjet në ujërat e liqenit.
Menjëherë pas ngjarjes janë njoftuar shërbimet e emergjencës, të cilat vijuan kërkimet dhe nxorrën trupin nga uji.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Raportohet se 32-vjeçari ndodhej në një varkë me pedale së bashku me dy persona të tjerë, rreth 150 metra larg bregut. Raportohet gjithashtu se ai mund të ketë rënë në ujë ose të jetë hedhur për t’u larë; më pas thuhet se ka pasur vështirësi dhe është mbytur. Rrethanat e sakta mbeten të paqarta dhe po verifikohen nga policia.