Foto ilustruese: Policët e Shtimes shpëtojnë një 72-vjeçar që ra në bunar

Policët e Shtimes shpëtojnë një 72-vjeçar që ra në bunar

Policia raporton se më 10.08.2026 rreth orës 18:25 në fshatin Muzeqinë, zyrtarët policorë të Shtimes e nxorrën të gjallë një 72-vjeçar që kishte rënë aksidentalisht në një bunar ndërsa ishte duke ujitur kopshtin në oborrin e tij.

Njëri nga zyrtarët u fut rreth 10 metra në bunar dhe e siguroi personin me litar, ndërsa dy zyrtarë të tjerë e tërhoqën dhe e nxorën të gjallë.

Personi i shpëtuar u dërgua fillimisht në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Shtime për ndihmë të parë dhe më pas u transportua në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim të mëtejshëm. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe policia ka ndërmarrë veprimet procedurale të nevojshme. Policia Rajonale e Ferizajt falënderon ekipet emergjente të QKMF-së në Shtime dhe të Qendrës Emergjente në Ferizaj për reagimin e shpejtë dhe trajtimin profesional.