Ambasada e Izraelit në Tiranë mbyllet pa afat pas protestave
Ambasada e Izraelit në Tiranë ka pezulluar punën dhe do të qëndrojë e mbyllur nga 16 tetori, për një afat të pacaktuar, pas situatës së krijuar nga protestat e dhunshme në kryeqytet.
Përfaqësia diplomatike e ka bërë të ditur vendimin përmes një njoftimi zyrtar të publikuar në faqen e saj. Sipas njoftimit, mbyllja është marrë si masë sigurie në kushtet e krijuara nga protestat.
Ambasada ka njoftuar se rihapja e saj do të varet nga zhvillimi i situatës. Përfaqësia diplomatike ka bërë me dije gjithashtu se do të japë përditësime të tjera sipas nevojës.