Policia shqiptare identifikon kanale online me thirrje terroriste
Policia shqiptare ka identifikuar kanale online ku bëhen thirrje për akte terroriste, ndërsa autoritetet kanë ndërmarrë edhe qindra veprime penale gjatë protestave në Tiranë.
Gjatë katër ditëve të protestave, Policia e Shtetit ka arrestuar 127 persona dhe ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 244 të tjerë.
Shifrat janë bërë të ditura nga Dhimitraq Ziu, drejtor i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike. Ai tha se të arrestuarit dyshohen për vepra penale, përfshirë shkatërrimin e pronës dhe kundërshtimin e punonjësve të policisë.