Trump paralajmëron sulm ndaj objektit bërthamor të Iranit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi ndaj Malit Pickaxe, një strukturë nëntokësore të lidhur me programin bërthamor të Iranit. Trumpi tha se objekti mund të sulmohet dhe se do të shkatërrohej shpejt.
Sipas deklaratës së tij, një veprim i tillë do të lidhej me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për ta parandaluar Teheranin që të sigurojë armë bërthamore. Paralajmërimi e vendos këtë strukturë në qendër të tensioneve të reja mes Washingtonit dhe Iranit.
Në një intervistë të enjten mbrëma, Trumpi deklaroi gjithashtu se nuk do të përdorte armë bërthamore në luftën kundër Iranit. Konflikti, sipas të dhënave të publikuara, nisi në shkurt me sulmet amerikano-izraelite ndaj këtij shteti.