Foto: Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz

Cisterna me mbi dy milionë fuçi naftë përfshihet nga flakët në Hormuz

Një cisternë që transportonte më shumë se dy milionë fuçi naftë bruto është përfshirë nga flakët në Ngushticën e Hormuzit. Anija dyshohet se ka goditur një minë, sipas raportimeve nga Irani.

Ngjarja ka ndodhur derisa cisterna po përpiqej të kalonte nëpër ngushticë. Shkaku i incidentit paraqitet si dyshim, ndërsa detajet për rrethanat e përplasjes mbeten të kufizuara.

Sipas Gardës Revolucionare të Iranit, anija po tentonte të kalonte në mënyrë të paligjshme dhe po ndiqte një itinerar që nuk ishte miratuar nga autoritetet iraniane.