Trumpi përqesh emrin Muhamed gjatë një tubimi elektoral
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë shaka me përhapjen e emrit Muhamed në mesin e myslimanëve, gjatë një fjalimi elektoral të premten në Dalton. Deklarata u bë teksa ai kritikonte presidencën e Iranit.
“Nëse keni dyshime për emrin e dikujt nga Lindja e Mesme, thjesht thojini ‘Muhamed’”, u tha Trumpi të pranishmëve.
Komenti i tij lidhej me përdorimin e emrit Muhamed, i cili është i përhapur në mesin e myslimanëve. Trumpi e bëri këtë deklaratë brenda fjalimit të tij elektoral, gjatë pjesës ku po fliste për Iranin.