Foto: Shantazh në Prizren, i arrestuari dyshohet për shantazh ndaj një gruaje

Shantazh në Prizren, i arrestuari dyshohet për shantazh ndaj një gruaje

Prokuroria Themelore në Prizren njoftoi se të mërkurën një person u arrestua në flagrancë në Prizren; ai dyshohet se ka shantazhuar një grua.

Sipas Prokurorisë, nga qershori i vitit 2025 e deri më 13 gusht 2026, në Prizren dhe përmes komunikimeve në rrjetet sociale, i dyshuari ka kanosur dhe shantazhuar të dëmtuarën me qëllim përfitimin e kundërligjshëm të dobisë pasurore.

Prokuroria njoftoi se arrestimi u realizua nga Prokuroria Themelore në Prizren së bashku me Policinë, me masa të veçanta hetimore, dhe se i dyshuari është identifikuar si S.Q.

Prokuroria bën të ditur se, përmes mesazheve në aplikacionin WhatsApp, i dyshuari ka ushtruar presion ndaj të dëmtuarës, duke kërcënuar se do të publikojë ose dërgojë te familjarët materiale që, sipas pretendimeve të tij, do ti cenonin nderin.

Sipas Prokurorisë, nga ky shantazh dyshohet se ai ka siguruar rreth 50 mijë euro.