Tentativë për vrasje në Ferizaj, tre të arrestuar; viktima dërgohet në QKUK
Tre persona janë arrestuar pas një tentative për vrasje në Ferizaj, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:05 në rrugën “Brigada 161” dhe është regjistruar si rast i kategorizuar “lëndim trupor”, njofton policia.
Sipas të dhënave fillestare të hetimit, tre persona dyshohet se kanë sulmuar fizikisht viktimën, me inicialet A.SH., dhe dyshohet se kanë përdorur edhe mjete të forta. Viktima u trajtua fillimisht në Qendrën Emergjente të Ferizajt dhe më pas u transferua në QKUK.
Ekipet e stacionit policor të Ferizajt dhe hetuesit rajonalë, përfshirë krim-teknikët, kanë ekzaminuar vendin e ngjarjes dhe kanë mbledhur prova. Sipas policisë, në konsultim me prokurorin, rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.