Dhëndri i Hashim Thaçit përjashtohet nga Policia e Kosovës pas 26 vitesh
Dhëndri i ish-presidentit Hashim Thaçi, Arben Visoqi, është përjashtuar nga Policia e Kosovës; ai njoftoi se u largua nga puna pas 26 vitesh shërbim.
Visoqi, i cili ka shërbyer si epror i lartë në Policinë e Kosovës, bëri njoftimin përmes një postimi në rrjetet sociale.
Sipas postimit të tij, vendimi ka ardhur pas një procesi disa mujor ligjor dhe pas një procedure disiplinore lidhur me disa postime private në Facebook.
Ai ka pretenduar se rasti kundër tij u iniciua nga një ankesë anonime dhe ka akuzuar disa zyrtarë të Policisë së Kosovës për hakmarrje; shtoi se do të kërkojë të drejtën e tij përmes rrugëve ligjore.
Në postim Visoqi shkroi: “Tani më mbetet të mbroj të drejtën time në gjykatë dhe në instanca të tjera, i bindur në të drejtën time ligjore por edhe morale.”