Foto ilustruese: Gjykatë siriane dënon me vdekje në mungesë Bashar dhe Maher al-Assad

Autobusi me udhëtarë u bllokua për orë të tëra në Hungari

Një autobus me udhëtarë u bllokua për orë të tëra në Hungari, duke shkaktuar pritje të gjatë për personat që ndodheshin brenda. Rasti u bë i ditur pasi njëri prej udhëtarëve raportoi për ndalimin dhe situatën në kufi.

Sipas udhëtarit, pritja kishte nisur që nga ora 16:20. Ai tha se udhëtarëve u ishin marrë edhe pasaportat, ndërsa autobusi vazhdonte të qëndronte i bllokuar për disa orë.

Pronari i agjencisë e lidhi rastin me një porosi private të transportuar në autobus. Ai tha se në njërën prej valixheve ishte gjetur diçka e kundërligjshme dhe se agjencia nuk kishte pasur dijeni për përmbajtjen e saj.