Pas anulimit të dënimit prej 18 vjetësh, Endrit Nika sërish në gjykatë
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të vazhdojë të hënën, më 9 nëntor 2026, procesi i rigjykimit ndaj Endrit Nikës, i akuzuar për vrasjen e rëndë të shtetases argjentinase Maria Clara Urdangaray.
Urdangaray humbi jetën në gusht të vitit 2023, pasi ra nga kati i gjashtë i një hoteli në Fushë-Kosovë. Çështja ndaj Nikës po zhvillohet sërish në gjykatë pasi Gjykata e Apelit ia anuloi dënimin e mëparshëm prej 18 vjetësh burgim.
Seanca e radhës është paraparë të nisë në orën 09:30, në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.