Foto: 67-vjeçari humb jetën pas plagëve të rënda në Hajvali

67-vjeçari humb jetën pas plagëve të rënda në Hajvali

Një 67-vjeçar ka humbur jetën pas një ngjarjeje tragjike që ndodhi në Hajvali të Prishtinës. Burri ishte gjetur me plagë të rënda në kokë dhe, pavarësisht dërgimit për trajtim, ndërroi jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës. Sipas të dhënave të bëra publike, 67-vjeçari u gjet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në QKUK, ku më pas u konstatua vdekja e tij.

Dyshohet se pak para ngjarjes ai kishte telefonuar punëdhënësin e tij dhe e kishte paralajmëruar për qëllimin që t’i jepte fund jetës. Rrethanat e plota të rastit mbeten pjesë e hetimit.