Dyshohet për kërcënim me armë në Ministrinë e Ekonomisë
Një rast kanosjeje mes dy punëtorëve të Ministrisë së Ekonomisë është raportuar sot, ndërsa dyshohet se situata ka përshkallëzuar deri në nxjerrjen e armës.
Sipas Policisë, rasti është pranuar rreth orës 12:00. Njësitet policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme.
Lidhur me rastin, një person është shoqëruar në stacion policor. Njësitet relevante janë duke zhvilluar veprime hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.