Pas 15 vjetësh, dështon seanca për vrasjen e Diana Kastratit në Prishtinë
Pas 15 vjetësh nga vrasja e Diana Kastratit, ka dështuar seanca e sotme në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Adnon Jasharit, i akuzuar për këtë rast. Shqyrtimi nuk u zhvillua pasi mbrojtja deklaroi se nuk ishte pajisur me shkresat e lëndës.
Gjatë seancës, mbrojtja dorëzoi autorizimin për përfaqësim dhe bëri të ditur se nuk e kishte në dispozicion dosjen e rastit. Për këtë arsye, seanca e paraparë nuk mundi të vazhdonte me shqyrtimin e çështjes.
Prokuroria, ndërkaq, tha se shkresat ia kishte dorëzuar avokates së caktuar sipas detyrës zyrtare. Kështu, seanca përfundoi pa u zhvilluar shqyrtimi i çështjes.