Sulmohet mjeku në Qendrën e Mjekësisë Familjare të Pozharanit, reagon Komuna e Vitisë
Një mjek u sulmua fizikisht dhe u kanos gjatë ushtrimit të detyrës në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Pozharan, e cila funksionon në kuadër të QKMF-së në Viti. Komuna e Vitisë bëri të ditur se sulmi ishte ndaj specialistit të mjekësisë familjare, dr. A.Ç., dhe se ngjarja ndodhi gjatë kujdestarisë së natës.
Në reagimin zyrtar, Komuna dënoi ashpër rastin: “Ky është një akt i papranueshëm dhe një cenim serioz i sigurisë, dinjitetit dhe integritetit të punonjësve shëndetësorë”, thuhet në deklaratë.
Komuna theksoi se dhuna ndaj punonjësve shëndetësorë dëmton shërbimin dhe të drejtën e qytetarëve për të marrë kujdes shëndetësor, dhe shprehu shqetësim për sigurinë e stafit në QKMF-në e Vitisë.