SPAK zgjeron hetimet për transfertën e dyshuar prej 450 mijë eurosh
SPAK ka zgjeruar hetimet ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, në kuadër të dyshimeve për korrupsion dhe transferta të dyshimta financiare.
Në qendër të hetimit është një transfertë prej 450 mijë eurosh, për të cilën dyshohet se lidhet me fondet e AKSHI-t dhe se ishte drejtuar te një kompani në Gjermani. Përfaqësues i kësaj kompanie rezulton të jetë vëllai i Hysenit.
Hetimi po shqyrton gjithashtu dyshimet për kalimin e shumës drejt kompanisë gjermane dhe lidhjet financiare që mund të kenë shërbyer si bazë për transaksionin.
Për mbledhjen e informacionit dhe dokumentacionit lidhur me rastin, hetuesit kanë dërguar letërporosi në Kosovë dhe në Gjermani. Hetimet vijojnë për të sqaruar rrethanat e transfertës dhe përgjegjësitë e mundshme.