Aksion policor në Pejë, arrestohet një person dhe sekuestrohen armë
Një person është arrestuar pas një aksioni policor të zhvilluar në fshatin Dubovë e Madhe të Pejës, ku janë sekuestruar armë zjarri, rreth 300 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe pajisje që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, aksioni është realizuar më 8 nëntor 2026, rreth orës 13:05, nga Stacioni Policor në Pejë, me mbështetjen e Njësisë së Reagimit të Shpejtë.
Gjatë kontrollit, policia ka gjetur dhe sekuestruar armë zjarri, ndërsa substanca e dyshuar narkotike është identifikuar si marihuanë. Në cilësinë e provave materiale janë marrë edhe pajisje që dyshohet se lidhen me paketimin e saj.