Prishtinë: një muaj paraburgim për Skender Llugiqin që kërcënoi Haradinajn
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar një muaj paraburgim për Skender Llugiqin, të dyshuarin që bëri thirrje për pushkatimin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.
Në arsyetimin e vendimit gjykata vlerësoi se “ekziston rrezik real” që, nëse i pandehuri lirohet, ai mund të arratiset, çka do të pamundësonte sigurimin e pranisë dhe zhvillimin e rregullt të procedurës penale.
Llugiqi dyshohet për veprat penale kanosja dhe nxitja e përçarjes dhe mosdurimit; gjykata e konsideroi paraburgimin masë adekuate për të siguruar prezencën e tij dhe për të lehtësuar hetimet. Procedurat penale do të vazhdojnë.