Foto: PDK thërret konferencë urgjente në Kuvend sot në ora 14:00, çfarë pritet të thonë për akuzat ndaj Kurtit

PDK thërret konferencë urgjente në Kuvend sot në ora 14:00, çfarë pritet të thonë për akuzat ndaj Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës njofton se do të mbajë sot një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e cila do të nisë nga ora 14:00. Lajmi vjen në kontekst të bllokadës politike që po zhvillohet kohët e fundit.

Dje kreu i PDK, Bedri Hamza, mbajti një konferencë në foltoren e Kuvendit ku deklaroi se, sipas tij, po shkelet rendi kushtetues dhe se shteti po mbahet peng nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Prandaj pritet që sot PDK të japë sqarime të mëtejshme dhe të shpjegojë hapat e mëtejshëm politik.

Konferenca është konfirmuar të nisë në ora 14:00 dhe do të zhvillohet në hollin e Kuvendit. Redaksia do të ndjekë zhvillimet dhe do të raportojë për çdo deklaratë të rëndësishme që dalë nga tubimi.