Foto: Në Kuvend, Ramadani reagon ndaj Deharit: Duhet të përgjigjesh në Prokurori

Në Kuvend, Ramadani reagon ndaj Deharit: Duhet të përgjigjesh në Prokurori

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, i është përgjigjur ashpër kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, duke kërkuar që ky i fundit të përgjigjet në Prokurori për deklaratat që sipas Ramadanit nxisin tensione.

Dehari në një postim tha se ajo që ndodhi para tri ditësh në Kuvend është pikërisht ajo për të cilën kishte «paralajmëruar», një formulim që ka ndezur reagime të forta nga deputetët e opozitës.

Ramadani e pyet hapur «për çfarë skenari po paralajmëron» Dehari dhe i vlerëson si «paralajmërime ogurzeza» disa formulime të përdorura nga eksponentë të VV-së. Ai gjithashtu ngre shqetësimin pse, sipas tij, po bllokohen procedurat dhe pse po flitet për mundësi përplasjeje fizike.

Në postimin e tij Ramadani thekson se Avni Dehari duhet të japë llogari para organit hetues dhe kërkon veprime institucionale për të sqaruar deklaratat që, sipas tij, rrezikojnë rendin dhe sigurinë në seancë.