Foto: Aksident fatal në Llabjan të Novobërdës, vdes këmbësori

Aksident fatal në Llabjan të Novobërdës, vdes këmbësori

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Llabjan të Novobërdës, ku një këmbësor ka humbur jetën.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, këmbësori është goditur nga një veturë dhe, pas përplasjes së parë, edhe nga një veturë tjetër. Rrethanat e plota të aksidentit po trajtohen nga autoritetet.

Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Ndërkaq, të dy drejtuesit e veturave janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje.