Foto: Aksident i rëndë pranë Vërmicës, një i vdekur dhe dy të lënduar

Aksident i rëndë pranë Vërmicës, një i vdekur dhe dy të lënduar

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku në autostradë, rreth 29 kilometra nga Vërmica. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:27, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi.

Në përplasjen janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipet mjekësore, të cilat kanë konstatuar se një person ishte pa shenja jete.

Dy personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor. Policia dhe ekipet mjekësore kanë vepruar në vendngjarje, ndërsa rrethanat e aksidentit nuk janë bërë të ditura.