Aksident në Prilep të Deçanit: tre të lënduar, përfshihen tri vetura
Një aksident trafiku në fshatin Prilep të Deçanit la tre persona të lënduar, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova. Ai bëri të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30.
Rugova tha se në aksident u përfshinë tri vetura. Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës sipas informacionit të policisë.
Policia për Rajonin e Pejës po merret me rastin dhe heton rrethanat e aksidentit.