Foto: Aksident në Rrugën e Kombit pranë Kukësit, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në Rrugën e Kombit pranë Kukësit, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor u regjistrua këtë mesditë në Rrugën e Kombit, pranë qytetit të Kukësit: një automjet doli nga karretera dhe përfundoi në kanalin anësor, ndërsa drejtuesi u transportua me urgjencë në Spitalin e Kukësit.

Mësohet se bëhet fjalë për një automjet tip “Benz” që, pas daljes nga rruga, vazhdoi rreth 20 metra përgjatë kanalit përpara se të përplasej me një strukturë betoni.

Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili u nxorr nga vendi i ngjarjes dhe u dërgua me autoambulancë në urgjencë. Ai ka pësuar dëmtime në këmbë; sipas vlerësimit, lëndimet konsiderohen të lehta dhe drejtuesi është jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje mbërritën patrulla të Policisë Rrugore të Autostradës dhe punonjës të koncesionarit të Rrugës së Kombit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit; priten njoftime të mëtejshme me detaje shtesë.