Foto: Aksidenti fatal në Lluzhan merr kthesë, identifikohet shoferi i dyshuar

Aksidenti fatal në Lluzhan merr kthesë, identifikohet shoferi i dyshuar

Aksidenti fatal në Lluzhan të Podujevës ka marrë një kthesë të re hetimore. Policia ka identifikuar shoferin e dyshuar dhe automjetin e përfshirë në rastin ku humbi jetën 70-vjeçari Salih Bulliqi.

Bulliqi u godit nga një veturë, ndërsa drejtuesi i saj ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja ndodhi në Lluzhan, në magjistralen Podujevë-Prishtinë, pranë shkollës fillore.

Pas hetimeve, shoferi i dyshuar është paraqitur në Polici i shoqëruar nga avokati mbrojtës. Policia ka identifikuar gjithashtu edhe automjetin që dyshohet se ishte përfshirë në aksident.