Foto: Ambasada e SHBA-së paralajmëron sërish për protestën e sonte

Ambasada e SHBA-së paralajmëron sërish për protestën e sonte

Ambasada e SHBA-së ka paralajmëruar për të dytën herë brenda ditës qytetarët amerikanë në Kosovë lidhur me protestat, duke u bërë thirrje të shmangin turmat pasi ato mund të përshkallëzohen shpejt.

Në njoftimin e përsëritur thuhet se protesta e radhës do të mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu”, duke filluar nga ora 21:00.

Ambasada ka paralajmëruar gjithashtu se në ditët në vijim mund të ketë protesta edhe në qytete të tjera. Qytetarëve amerikanë u është kërkuar të shmangin zonat ku zhvillohen protestat dhe grumbullimet e mëdha.