Foto: Apeli cakton seancën për Dejan Raciçin dhe i kërkon të dorëzohet

Apeli cakton seancën për Dejan Raciçin dhe i kërkon të dorëzohet

Gjykata e Apelit ka caktuar seancën në çështjen penale ndaj Dejan Raciçit, i akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile dhe i gjykuar në mungesë. Në kuadër të këtij zhvillimi, gjykata i ka bërë thirrje Raciçit të dorëzohet para organeve të ndjekjes.

Sipas njoftimit të gjykatës, seanca e Kolegjit të Apelit për rastin me numër APS.nr.31/2026 do të mbahet më 30 shtator 2026, në orën 10:30.

Seanca do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë, në objektin D. Çështja penale ndaj Raciçit është shqyrtuar në mungesë, ndërsa zhvillimi i radhës lidhet me procedurën para Gjykatës së Apelit.