Arbër Hoxha drejt Al Wahdas, transferimi kap 2.5 milionë euro
Arbër Hoxha pritet të largohet nga Dinamo Zagrebi dhe të transferohet te Al Wahda në Emiratet e Bashkuara Arabe. Lëvizja e futbollistit shqiptar përbën një nga zhvillimet e fundit të merkatos, me klubin e ri që ka arritur marrëveshje për transferimin e tij.
Sipas raportimeve të para, palët kanë rënë dakord për kalimin e sulmuesit anësor shqiptar në një operacion që kap vlerën e 2.5 milionë eurove. Transferimi pritet ta çojë Hoxhën nga futbolli kroat drejt klubit Al Wahda, në Emiratet e Bashkuara Arabe.