Foto: Arrestohet Menderes Kadri në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 8 muajsh e gjysmë

Arrestohet Menderes Kadri në Prizren, dërgohet në vuajtje të dënimit prej 8 muajsh e gjysmë

Policia në Prizren njofton se më 7 gusht ka lokalizuar dhe arrestuar Menderes Kadrin, i dënuar me vendim të formës së prerë për veprën penale “Vjedhje”. Më pas ai u dërgua në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit efektiv prej 8 muajsh e gjysmë.

Arrestimi u realizua nga policët e Njësitit për Realizimin e Urdhëresave të Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative-hetimore për lokalizimin e tij. Pas kapjes, ai u shoqërua në Stacionin Policor në Prizren për përfundimin e procedurave të nevojshme.

Kadri ishte dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, sipas nenit 314 të Kodit Penal. Policia njofton se do të vazhdojë veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e personave të kërkuar nga organet e drejtësisë.